SHËRBIMET

Percjellja me GPS

Përcjellja e automjeteve me GPS

Monitorimi dhe kontrolli i gjeneratorëve

Monitorimi dhe kontrolli i ndriçimit publik

PëRVOJA DHE BASHKËPUNËTORËT

Përcjellja me GPS

Përcjellje në mbarë botën

Duke i ndjekur hapat e zhvillimit të kompanive të ndryshme prodhuese, tregtare, transportuese, etj, nevoja e përcjelljes së automjeteve përmes GPS-it ditëve të sotme ka rritje ekstreme. Zhvillimi i infrastukturës rrugore dhe hapja e tregut ka bërë që shumë kompani të zhvillojnë veprimtaritë e tyre duke mbuluar vendet e rajonit dhe të Evropës perendimore.
Si rrjedhojë, kemi arritur që zonën e mbuluar me shërbimin e përcjelljes me GPS ta zgjerojmë nga vetëm brenda teritorit të Kosovës, fillimisht në tërë Evropën, për ta zgjeruar edhe më tej në mbarë botën.
Duke shfrytëzuar sistemin tonë të përcjelljes me GPS, mundësohet përcjellja, monitorimi dhe kontrolli i automjeteve në kohë reale. Me ç’rast mundësohet përmirësim i shërbimit, si dhe kursim i madh në shumë aspekte.

Rent a car

Për klientët tanë “Rent a Car” kemi arritur t’i përmbushim shumë kërkesa të tyre specifike për natyrën gjegjëse të punës, të cilat janë të orientuara kryesisht në sigurinë e automjeteve. Ndër kërkesat më të rëndësishme të plotësuara deri tani, të cilat mund t’i veçojmë, janë:

• Fikja e automjetit drejtpërdrejtë nga sistemi i përcjelljes me GPS;
• Informimi me email në rast të ndërhyrjes në instalimin e automjetit (ndërprerjes së rrymës);
• Evidentimi dhe informimi me email në rast të hyrjes/daljes në zonën e caktuar;
• Evidentimi dhe informimi me email në rast të tejkalimit të shpejtësisë së paracaktuar;
• Evidentimi i klientëve të tyre problematikë dhe shkëmbimi i informatave me rrjetin e bashkëpunëtorëve tanë;
• Etj.

Pothuajse të gjithë klientët tanë të kësaj natyre të punës, pasiqë i kanë instaluar pajisjet për përcjellje me GPS në automjetet e tyre, me ç’rast është rritur niveli sigurisë dhe është lehtësuar menaxhimi i automjeteve, kanë realizuar rritje të numrit të automjeteve deri në 100%.

Transporti i udhëtarëve

Përcjellja me GPS e automjeteve transportuese të udhëtarëve (autobusëve) në ditët e sotme është pjesë e pandashme e çfarëdo udhëtimi, qoftë linjave të rregullta, qoftë udhëtimeve të organizuara në destinacione të caktuara. Përmes sistemit të përcjelljes me GPS, nga zyret e kompanive apo qendra e thirrjeve do të monitorohen të gjithë autobusët në kohë reale. Dinamika e jetës në ditët e sotme parashtron kërkesën që secili udhëtar për një udhëtim të planifikuar të ketë qasje sa më të gjerë në orarin e udhëtimit, madje edhe ta vëzhgojë autobusin gjatë lëvizjes. Sistemi ynë i përcjelljes me GPS mundëson që çdo udhëtari sapo t’i shitet bileta dhe t’i caktohet autobusi, t’i ipet mundësia e përcjelljes së drejtpërdrejtë e autobusit me të cilin do të udhëtojë, vetëm deri në përfundim të udhëtimit. Përmes këtij shërbimi kompanitë transportuese të udhëtarëve do t’i përmirësojunë disa shërbime, si:

• Reduktohet maksimalisht koha e pritjes së udhëtarëve dhe përcjellësve të udhëtarëve;
• Zvogëlohet nevoja për komunikim me ekuipazhin e udhëtimit;
• Shkurtohet koha e pritjes së autobusit nëpër stacione;
• Reduktohen vonesat;
• Etj.

Transporti ndërkombëtar i mallërave

Shërbimi fillestar i ofruar për klientët tanë të cilët merren me transport ndërkombëtar të mallërave (kamionë) nuk mund të krahasohet me shërbimin e tanishëm të avansuar i cili është rezultat i angazhimit tonë të pa rezervë.
Nga shërbimi i përcjelljes së thjeshtë të automjeteve, tani në sistemin tonë kemi të përfshira pajisje të cilat sigurojnë një varg parametrash të automjetit dhe i dërgojnë ato në sistemin tonë të përcjelljes me GPS.
Qysh në fillim, kur kemi filluar zgjerimin e veprimtarisë sonë, kemi filluar së aplikuari pajisjen për leximin e të dhënave “CAN” të automjeteve. Pajisjet të cilat i shfrytëzojmë për këtë qëllim janë LVCAN 200 dhe ALLCAN 300 të prodhuesit Teltonika. Përmes këtyre pajisjeve, varësisht prej automjetit, mund të lexohen nga disa të dhëna deri në disa dhjetra të dhëna të automjetit dhe të dërgohen në sistemin e përcjelljes. Ndër të dhënat që mund të lexohen, janë:

• Niveli i karburantit,
• Temperatura e motorit,
• Kilometrat e kaluara të automjetit,
• Shpejtësia,
• Numri i rrotullimeve të motorit,
• Pesha e boshteve,
• Etj.

Për t’i avansuar edhe më tutje shërbimet tona, në bashkëpunim të ngushtë me klentët, së fundmi kemi filluar instalimin e sensorëve shtesë (sondave) në rezervuarët e naftës së automjeteve transportuese. Përmes këtyre sensorëve dhe sistemit të përcjelljes me GPS arrijmë që me saktësi shumë të madhe ta monitorojmë harxhimin e naftës. Njëkohësisht mundësojmë informimin me email për çfarëdo mbushje apo zbrazje ilegale të rezervuarit.

automjetet transportuese ndërtimore

Shumica e kompanive ndërtimore sot kanë arritur që ta zgjerojnë gamën e shërbimeve në këtë lëmi ashtuqë të përfshijnë sa më shumë shërbime deri në finalizimin e ndërtimit të çfarëdo objekti. Të gjitha këto shërbime, duke u organizuar në sektorë të ndryshëm, dhe të cilat do të përcillen me logjistikë të veçantë, kërkojnë menaxhim sa më efikas.

Shumë kompanive duke ua mundësuar përcjelljen dhe monitorimin e automjeteve me GPS, ua kemi lehtësuar punën në menaxhimin e shumë sektorëve, si:

• Prodhimin dhe transportin e betonit;
• Transportin e zhavorit dhe materialit ndërtimor;
• Mihjen dhe transportin e dheut;
• Transportin e punëtorëve dhe organizimin e punës së tyre;
• Etj.




Shpërndarja e mallërave dhe tregtia

Si kompanitë prodhuese, ashtu edhe ato shpërndarëse (distributive) të mallërave të cilat për realizimin e punëve të përditshme menaxhojnë numër të madh të automjeteve, e kanë të domosdoshëm sistemin e përcjelljes me GPS për automjete. Përveç përcjelljes dhe monitorimit të automjeve në kohë reale, ata kanë edhe shumë mundësi tjera përmes të cilave iu lehtësohet shumë organizimi i punës. Ndër shërbimet më të rëndësishme të cilat ata i përfitojnë nga ky sistem janë:

• Definimi në hartë i pikave të cilat i furnizojnë;
• Evidentimi dhe raporti i përditshëm i procesit të punës;
• Përcjellja dhe monitorimi i mënyrës së vozitjes (shpejtësisë);
• Etj.





Makineri të ndryshme

Eskavatorë, vinça, pirunerë, etj.







Monitorimi dhe kontrolli i gjeneratorëve

Gjeneratorët e Bizneseve me pika të shpërndara

Institucione dhe biznese të ndryshme varësisht prej shtrirjes së tyre dhe zgjerimit të mëtutjeshëm, do të kenë nevojë për monitorimin dhe kontrollin e secilit gjenerator. Përmes sistemit të monitorimit dhe kontrollit të gjeneratorëve klientët tanë tani e përcjellin gjendjen, kthehen prapa në histori, madje edhe e kontrollojnë plotësisht secilin gjenerator nga zyra në kohë reale. Deri tani shumë biznese të ndryshme, si: banka, rrjete supermarketesh, pompa karburanti, etj. e shfrytëzojnë ose janë në process të instalimit të këtij sistemi. Së shpejti ata do ta kenë mundësinë që t’i monitorojnë të gjithë parametrat dhe ta kontrollojnë secilin gjenerator, si:

• Ndez/Fik gjeneratorin nga distanca;
• Gjendjen e motorrit (ndezur/fikur);
• Tensionin në dalje të gjeneratorit;
• Tensionin e baterisë;
• Tensionin e rrjetit;
• Temperaturën e motorrit;
• Evidencën e ngjarjeve;
• Raporte për të gjitha parametrat;
• Etj.

Monitorimi dhe kontrolli i ndriçimit

Ndriçimi publik, i parqeve, shesheve, objekteve private, etj

Sistemi i monitorimit dhe kontrollit të ndriçimit mundëson menaxhimin e plotë dhe në kohë reale të ndriçimit të një rruge, lagje, qyteti, etj. Duke ofruar qasje të drejtëpërdrejtë në secilin trup ndriçues, ky sistem bën të mundur kontrollin e plotë të të gjitha opcioneve të ndriçimit.
Bazuar në të dhënat e regjistruara në sistem, ofron kontrollë dhe pasqyrë në kohë reale, si dhe ruan të dhënat në databazë për disa parametra, si:

• Ndezjen/Fikjen e secilit ndriçues apo grup ndriçuesish;
• Reduktimin e ndriçimit nga 0 - 100 % të secilit ndriçues;
• Tensionin e furnizimit të trupit ndriçues;
• Rrymën;
• Fuqinë;
• Energjinë e konsumuar;
• Etj.