ÇKA NA BËNË TË VEÇANTË?

Përgjegjësia e plotë ndaj punës dhe kujdesi ndaj klientëve janë elementet kryesore të cilat na kanë dhënë epitetin e kompanisë bashkëpunuese më korrekte për shumicën e bashkëpunëtorëve tanë.
Për të gjitha shërbimet tona ofrojmë përkrahje 24/7, duke arritur kështu ta ngrisim shërbimin në nivel maksimal.

Rreth nesh

AD shpk është themeluar në vitin 2016 duke iu dhënë përgjegje kërkesave të shumta për punë në lëminë e monitorimit nga distanca. Kjo veprimtari është zhvilluar si rezultat i avansimit dhe modernizimit të aktiviteteve të mëparshme të personelit në lëminë e Inxhinierisë Elektrike.

Përvoja jonë në lëminë e Inxhinierisë Elektrike dhe në atë të monitorimit dhe kontrollit nga distanca, ashtu sikurse edhe kujdesi i pakursyer ndaj klientëve, deri tani ka shtyer drejtë suksesit shumë kompani të cilat na kanë zgjedhur si bashkëpunëtorë.

Profili i kompanisë

AD shpk përbën në vehte një kombinim të larmishëm përvojash në lëmin e inxhinierisë elektrike, si nga personeli i kompanisë ashtu edhe nga bashkëpunëtorët e jashtëm.

Duke ndjekur me rigorozitet hapat e modernizimit të teknologjisë në lëminë e elektroteknikës, fillimisht kemi filluar aplikimin e monitorimit dhe kontrollit nga distanca të gjeneratorëve dhe ndriçimit publik. Promovimi me sukses i disa projekteve, na ka hapur rrugën për të ecur me hapa të sigurtë edhe në sektorin e përcjelljes dhe monitorimit të automejteve përmes GPS-it. 

Kujdesi i madh gjatë aplikimit të teknologjisë për përcjellje me GPS në industrinë e transportit, na ka mundësuar zgjerim të shpejtë, madje ta bëjmë sektorin kryesor të kompanisë sonë tani për tani. Por, pa i anashkaluar në asnjë moment edhe sektorët tjerë.

Në bashkëpunim të ngushtë me disa kompani në Kosovë si dhe kompani ndërkombëtare, kemi arritur t’i sjellim në vendin tonë disa nga brendet me renome botërore të monitorimit dhe kontrollit nga distanca të automjeteve, gjeneratorëve, ndriçimit publik, etj.

AD shpk