Përcjellje me GPS
Përcjellja me GPS sot është pjesë e pandashme e masave elementare për zhvillimin e një biznesi i cili në natyrën e vetë të punës përmban automjete. Madje, gjithnjë e më tepër është duke u shtrirë edhe te pajisjet dhe makineritë e palëvizshme. Secilit automjet, makinë apo pajisje të cilit i vendoset pajisja GPS e cila duke komunikuar me rrjetin e telefonisë mobile gjegjësisht shërbimin GPRS, në kohë pothuajse reale do t’ia dini vendndodhjen, si dhe shumë parametra tjerë përcjellës. Në këtë mënyrë, përveçse do të keni mundësi t’i përcillni parametrat e nevojshëm në kohë reale, ato do të ruhen në sistemin e përcjelljes me GPS për një kohë të caktuar, duke ju mundësuar gjenerimin e një numri të pa fund raportesh të domosdoshëm për nxjerrjen e statistikave të ndryshme të rëndësishme për biznesin tuaj.
Për të ofruar shërbim ekonomikisht të përballueshëm për çfarëdo biznesi, ne i ndajmë shërbimet në dy pako:
- Përcjellja brenda Kosovës – ku shërbimi funksionon vetëm derisa automjeti është brenda valëve të telefonisë mobile të Kosovës, dhe
- Përcjellja brenda dhe jashtë Kosovës – ku shërbimi funksionon pavarësisht kufijve në cilindo shtet të botës. Në pakon bazë janë të përfshira 95 shtete ku gjithsesi janë të përfshira të gjitha shtetet e Evropës. Pavarësisht se në cilin nga shtetet e përfshira gjendet automjeti, pajisja për përcjellje me GPS funksionon njejtë dhe ofron të gjitha mundësitë e monitorimit dhe kontrollit.