Pajisjet për përcjellje me GPS, ashtu sikurse edhe sistemet (aplikacionet) të cilët mundësojnë përcjelljen me GPS, mund të evidentojnë disa aktivitete specifike të cilat ndryshe i quajm “sjellje të vozitësit”.
Ndër sjelljet më të shpeshta të vozitësit, të cilat evidentohen nga pajisja GPS janë:
- Frenim i vrullshëm,
- Kthim i vrullshëm,
- Aksident,
- Dalje nga zona gjeografike e paradefinuar,
- Hyrje në zonë gjeografike të paradefinuar,
- Etj.
Në rast të evidentimit të cilitdo nga këto aktivitete, pajisja mund t’i dërgojë sinjal të drejtpërdrejtë vozitësit, ose sistemi i përcjelljes dërgon e-mail informues në e-mailin e paradefinuar.
Në kombinim me qarkun e fikjes , pajisjes GPS mund t’i dërgohet komanda për fikjen e automjetit.